Kroacia ngre alarmin për armatosjen e Serbisë: Perëndimi të ushtrojë presion ndaj Beogradit

Marrëdhëniet politike mes Kroacisë dhe Serbisë janë tensionuar më tej pas deklaratave të zyrtarëve të lartë kroatë për zgjerimin e shpejtë të kapaciteteve ushtarake serbe.

Të lidhura

None found

Zagrebi po kërkon që aleatët perëndimorë të informohen për zhvillimet dhe të ushtrojnë trysni politike ndaj Beogradit. Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic, dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushic, kanë shprehur publikisht shqetësimin për modernizimin e ushtrisë së Serbisë, duke kërkuar që çështja t’u komunikohet partnerëve të Kroacisë.

Gjatë fjalës së mbajtur para ambasadorëve, konsujve dhe atasheve ushtarakë kroatë, në konferencën vjetore të zhvilluar në Zagreb, Jandrokovic deklaroi se Serbia nuk po forcon vetëm mbrojtjen e saj. “Serbia po armatoset jo vetëm me armë mbrojtëse, por edhe me armë ofensive, sulmuese. Dhe këtë duhet t’ua themi aleatëve tanë perëndimorë”, tha ai.

Jandrokovic vlerësoi se disa pjesëtarë të elitave të reja politike në vendet perëndimore nuk kanë njohuri të mjaftueshme për historinë e ish-Jugosllavisë, politikën e Sllobodan Milloshevicit dhe kërcënimet që mund të sjellin zhvillimet e fundit në Ballkan. Për këtë arsye, ai kërkoi një angazhim më të madh të diplomacisë kroate në informimin e partnerëve ndërkombëtarë mbi gjendjen e sigurisë në rajon.

Alarmi në Zagreb është përforcuar nga modernizimi i shpejtë i ushtrisë serbe gjatë viteve të fundit. Në qendër të vëmendjes është edhe marrëveshja përmes së cilës Franca do t’i shesë Serbisë 12 avionë luftarakë Rafale.

Reagimi kroat u pasua nga përgjigjja e presidentit serb, Aleksandar Vuçic. Sipas mediave kroate, Vuçiç iu përgjigj me ironi Jandrokovicit, duke thënë se kishte përfunduar koha kur, sipas tij, “njerëzit dëboheshin me ambasadorë mbi tanke”.


Shtuar 26.08.2026 12:46

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetjojobet