Dolly Parton, një prej emrave legjendarë të muzikës “country”, ka ndërruar jetë të martën në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin.
Të lidhura
None found
Publicisti i saj, Marcel Pariseau, konfirmoi lajmin dhe njoftoi se artistja u nda nga jeta në Vanderbilt-Ingram Cancer Center në Nashville, pranë familjarëve dhe njerëzve të saj më të dashur.
Njoftimi për vdekjen e këngëtares ishte bërë disa orë më parë edhe nga nipi i saj, Bryan Seaver, i cili deklaroi se ajo kishte ndërruar jetë në paqe në Nashville.
Me një karrierë që zgjati rreth shtatë dekada, Parton u bë një nga personalitetet më të njohura dhe më të dashura të muzikës amerikane. Ajo solli disa nga këngët më emblematike të muzikës country dhe pop, përfshirë “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.
Përfaqësuesi i saj vlerësoi jo vetëm kontributin muzikor të Parton, por edhe shpirtin e saj human dhe bujarinë që e karakterizonte.
Miliona fëmijë morën libra falas falë Imagination Library, nismës së saj për nxitjen e leximit. Parton dha gjithashtu mbështetje të rëndësishme për kërkimin shkencor, mes të tjerash duke financuar studime që kontribuuan në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19.
Ndarja e saj nga jeta mbyll një epokë të rëndësishme për muzikën “country”. Si këngëtare, autore këngësh, aktore dhe filantrope, Dolly Parton la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe u kthye në një nga ikonat më të njohura të kulturës amerikane.
