Jashari: Aktakuzat për spiunazh janë alarm për institucionet dhe shoqërinë

Avokati Arbër Jashari ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj Fatmir Shehollit. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ndërsa ndaj tij rëndon edhe dyshimi për një rast shantazhi me vlerë mbi 13 mijë euro.

Të lidhura

None found

Sipas Jasharit, kjo çështje, ashtu si edhe aktakuzat e mëparshme për spiunazh, duhet të shërbejë si sinjal serioz për institucionet dhe qytetarët. Ai ka paralajmëruar se kërcënimi nuk mund të kërkohet vetëm përtej kufijve, pasi mund të ekzistojë edhe brenda vendit, raportoi “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Aktakuza e fundit e Prokurorisë Speciale ndaj të pandehurit F.Sh., sikurse edhe procedurat e mëhershme kundër personave të dyshuar për spiunazh, përbëjnë një paralajmërim që duhet të rrisë vigjilencën dhe ndërgjegjësimin e çdo personi që jeton, punon dhe e do këtë vend.

Në Kosovën tonë të dashur, gjithnjë e më shumë po dëshmohet se spiunazhi ka qenë një problem i madh.

Shpesh armikun e kemi imagjinuar si dikë që vjen nga jashtë me tanke e topa për të na pushtuar, ndërkohë që kemi harruar mundësinë që ai të na dëmtojë nga brenda. Është njësoj si krimbi që futet në pemë dhe e than atë.

Përpjekjet për të na përçarë, për të destabilizuar vendin dhe për të ndryshuar identitetin tonë shoqëror, në disa raste dallohen lehtë, veçanërisht kur nxiten debate absurde ose ringjallen tema që historia i ka hedhur prej kohësh në koshin e plehrave. Por herë të tjera, ato paraqiten në forma të bukura dhe të sofistikuara. Për këtë arsye, duhet të jemi të kujdesshëm të gjithë, pa përjashtim, veçanërisht ata që kanë më shumë hapësirë në publik, pasi mund t’i shërbejnë të keqes edhe pa vetëdije.

Zgjidhja qëndron te një shtet i fuqishëm, i mbështetur në institucione të qëndrueshme dhe njerëz të ndershëm, ku zbatimi i ligjit është përgjegjësi dhe shqetësim i secilit prej nesh.

Jashari ka përgëzuar të gjithë profesionistët dhe njerëzit e ndershëm nga radhët e AKI-së, policisë dhe prokurorisë, të cilët përmes punës së tyre po mundësojnë mbrojtjen e sigurisë kombëtare.


Shtuar 25.08.2026 18:32

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom