Donald Trump ka komentuar sërish zhvillimet në Iran, duke e përshkruar situatën atje si një “krizë humanitare me përmasa epike” dhe duke bërë thirrje që ajo të përfundojë pa vonesë.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Truth Social, presidenti amerikan kritikoi udhëheqjen iraniane. Ai pretendoi se regjimi “nuk po paguan pjesë të mëdha të forcave të tij të armatosura”, ndërsa vazhdon të vrasë protestues.
“Republika Islamike e Iranit po lëkundet dhe po vret protestues, edhe kur ata nuk protestojnë, në nivele të papara më parë”, shkroi Trump.
Trump nuk bëri të qartë nëse deklarata e tij lidhej me protestat e zhvilluara në muajin janar apo me raste të reja dhune, të cilat ende nuk janë raportuar.
“Kjo është një krizë humanitare me përmasa epike dhe duhet të ndalet TANI”, përfundoi ai.
