Një kalim i mundshëm i Dinamos në raundin tjetër të Conference League do t’i sillte klubit 1.72 milionë euro shtesë, duke e çuar shumën totale të përfituar nga 1.45 milionë euro në 3.17 milionë euro.
Të lidhura
None found
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, ekipi i Ilir Dajës do të luajë ndeshjen e kthimit të play-off-it kundër Pafos të enjten, në orën 19:00. Kjo përballje në Qipro ka rëndësi të madhe edhe për arkën e “Nëndetëses”, e cila deri tani ka grumbulluar 1.45 milionë euro.
