Anis Mehmeti mund të ndahet nga Ipswich Town, pavarësisht se iu bashkua klubit vetëm në janar të këtij viti. Sulmuesi 25-vjeçar shqiptar nuk ishte pjesë e skuadrës në javën e parë të Premier League, një sinjal që mund të paralajmërojë përfundimin e bashkëpunimit.
Të lidhura
None found
Interesimi për futbollistin e Kombëtares shqiptare vjen kryesisht nga Championship, ku ai spikati gjatë sezonit të kaluar. Në garë për shërbimet e Mehmetit është futur edhe Millwall, që e konsideron atë një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv në përpjekjen për t’u ngjitur në elitë.
Më herët, vëmendje ndaj 25-vjeçarit kishin shfaqur edhe Derby County, Birmingham dhe Wrexham. Megjithatë, vendimi përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij do t’i takojë vetë matjanit.
Mehmeti ka ende një kontratë me Ipswich deri në verën e vitit 2027. Klubi i Premier League shpenzoi 3 milionë euro për ta transferuar atë në janar të këtij viti.
