SHBA rifillon pas dy muajsh operacionet kundër drogës në rajon, dy të vdekur pas goditjes së një anijeje në Paqësor

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi mëngjesin e sotëm se ka goditur në Paqësorin lindor një anije që dyshohet se përdorej për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për operacionin e parë të njohur të këtij lloji pas më shumë se dy muajsh.

Sipas Komandës Jugore të SHBA-së, SOUTHCOM, sulmi u krye të dielën dhe si pasojë humbën jetën dy persona që ndodheshin në bord.

Të lidhura

None found

“Task Forca e Përbashkët Perëndimore e Hemisferës kreu një sulm vdekjeprurës kundër një anijeje të profilit të ulët që vepronte në rrugët e përcaktuara të trafikimit të drogës në Paqësorin lindor”, deklaroi SOUTHCOM në platformën X.

Nga të dhënat e disponueshme, ky është aksioni i parë i tillë që prej 21 qershorit. Ende nuk dihet arsyeja pse operacionet në Karaibe dhe në Paqësorin lindor kishin ndaluar.

Përpara kësaj ndërprerjeje, ushtria amerikane kishte shkatërruar të paktën 67 anije dhe kishte vrarë të paktën 221 persona që nga nisja e Operacionit Shtiza Jugore në shtator 2025. Shifrat bazohen në njoftimet zyrtare dhe në analizën e CNN-së për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Administrata Trump i ka njoftuar Kongresit se SHBA-ja ndodhet në një “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës, ndërsa personat e vrarë gjatë këtyre operacioneve i ka cilësuar si “luftëtarë të paligjshëm”.

Njëkohësisht, qeveria amerikane thotë se mund të kryejë sulme vdekjeprurëse pa një shqyrtim gjyqësor paraprak, duke iu referuar një opinioni sekret të Departamentit të Drejtësisë.

Kjo qasje është kundërshtuar nga anëtarë të Kongresit dhe organizata për të drejtat e njeriut. Sipas kritikëve, personat e dyshuar për trafik droge duhet të arrestohen dhe të përballen me drejtësinë, ashtu siç parashikonte politika amerikane e ndalimit para se Donald Trump të merrte detyrën.

Edhe zyrtarë dhe ekspertë të zbatimit të ligjit kanë ngritur pikëpyetje mbi strategjinë e administratës Trump dhe mundësinë që ajo të prodhojë ndryshime domethënëse në tregtinë e drogës në rajon.


Shtuar 24.08.2026 12:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş