Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe një herë me letër kryesuesit të seancës konstituive, duke kërkuar që të vijojë puna për konstituimin e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Në letrën drejtuar Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, PDK-ja kërkon thirrjen e vazhdimit të seancës në pajtim me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.
Përmes një njoftimi për media, partia ka bërë të ditur se nesër do të jetë sërish në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka ftuar mediat ta ndjekin këtë aktivitet.
“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
