Lufta në Lindjen e Mesme shton fitimet e kompanive të naftës, gjashtë shtete të BE-së kërkojnë taksim të jashtëzakonshëm

Gjermania, Italia, Austria, Polonia, Portugalia dhe Spanja po kërkojnë që Bashkimi Evropian të shqyrtojë vendosjen e një takse të përbashkët mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm pas luftës në Lindjen e Mesme dhe ndikimit të saj në tregjet energjetike.

Të lidhura

None found

Ministrat e Financave të këtyre gjashtë vendeve i kanë drejtuar një letër të përbashkët ministrit irlandez të Financave, pasi Irlanda mban aktualisht presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

Në dokumentin e tyre, ministrat kërkojnë që çështja e taksimit të fitimeve të jashtëzakonshme të përfshihet në agjendën e takimit të ardhshëm të ministrave evropianë të Financave, i cili do të mbahet në Dublin muajin e ardhshëm.

Sipas tyre, kompanitë e naftës po regjistrojnë marzhe më të larta fitimi dhe të ardhura në rritje, ndërkohë që çmimet e naftës dhe shpenzimet e energjisë janë shtuar, duke e bërë edhe më të rëndë koston e jetesës për qytetarët.

Propozimi parashikon diskutimin e një mekanizmi të përbashkët evropian për tatimin e fitimeve të jashtëzakonshme. Në këtë proces do të merret parasysh edhe përvoja e vitit 2022, kur BE-ja miratoi masa të ngjashme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Nisma është nxitur nga ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, i cili ka deklaruar se kompanitë e energjisë nuk duhet të përfitojnë në mënyrë të tepruar ndërsa konsumatorët përballen me krizën.

Një burim nga ministria gjermane është shprehur se “fitimet e tepërta nga kriza duhet t’u kthehen konsumatorëve”.

Të ardhurat e kompanive energjetike kanë shënuar rritje të fortë që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në shkurt. Ndërkohë, kufizimet e trafikut detar në ngushticën strategjike të Hormuzit kanë ndikuar në furnizimet globale me energji.

Deri tani, Bashkimi Evropian nuk ka dhënë një sinjal zyrtar se do të vendosë një taksë të tillë. Për këtë masë nuk ka dakordësi as në Gjermani: Lars Klingbeil e mbështet atë, ndërsa krahu konservator CDU i kancelarit Friedrich Merz është kundër.


Shtuar 22.08.2026 20:52

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobet