Roja Bregdetare Indiane ka ndërprerë kontaktet me anijen Ocean Winner, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë dhe u mbyt në brigjet lindore të Indisë.
Të lidhura
None found
Dy persona janë nxjerrë deri tani nga varkat e shpëtimit, ndërsa ekipet indiane vijojnë operacionin për gjetjen e pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e mbytjes.
Sipas admiralit Amit Uniyal, zëdhënës i Rojës Bregdetare Indiane, në bordin e anijes ndodheshin 24 persona: 20 shtetas kinezë, tre shtetas të Myanmarit dhe një shtetas i Bangladeshit.
Ocean Winner transportonte xeheror hekuri kur pësoi incidentin. Autoritetet kanë vënë në lëvizje operacionin e kërkim-shpëtimit për lokalizimin e 22 personave që rezultojnë ende të zhdukur.
