Mourinho i vë lojtarët e Real Madridit përballë një prove të pazakontë, çfarë po kërkon të zbulojë

Para sfidës së së shtunës mbrëma kundër Espanyolit, në javën e dytë të La Ligës, Jose Mourinho u ka përgatitur futbollistëve të Real Madridit një test që nisi që herët.

Të lidhura

None found

Trajneri portugez ua komunikoi lojtarëve formacionin që synon të hedhë në fushë dhe më pas bëri të ditur publikisht se ata tashmë e dinin atë. Në këtë mënyrë, ai kërkoi të kuptonte nëse një informacion i tillë do të mbetej brenda dhomës së zhveshjes në Valdebebas.

“Formacioni i parë është i imi… të shohim cili prej jush (gazetarëve) ka kontaktet më të mira. Lojtarët tashmë e dinë se kush do të luajë, puna ime nuk është të fsheh gjëra. Ndoshta brenda dy orësh informacioni do të arrijë tek ju”, deklaroi Mourinho me ironi.

Edhe pse fjalët e tij u shoqëruan me buzëqeshje, trajneri duket se kishte një synim më serioz sesa thjesht një batutë drejtuar gazetarëve. Sipas gazetës spanjolle Marca, ai ka vendosur ta vërë në provë skuadrën që në ditën e parë.

Formacioni iu bë i ditur futbollistëve, ndërsa Mourinho tregoi se ata ishin në dijeni të tij dhe la të kuptohej se informacioni mund të përfundonte jashtë klubit.

Pra, fokusi i këtij eksperimenti nuk ishte vetëm të zbulohej se cilët lojtarë do të nisnin takimin me Espanyolin. Mourinho po vëzhgonte edhe shpejtësinë me të cilën një lajm i brendshëm mund të dilte nga ekipi, ose nëse do të dilte fare.

Trajneri portugez e njeh mirë ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Gjatë mandatit të tij të parë te Real Madridi, nga viti 2010 deri në vitin 2013, rrjedhjet e informacionit nga brenda skuadrës ishin ndër problemet më të mëdha me të cilat u përball stafi i tij teknik.

Mourinho e nisi vetë këtë lojë duke hedhur “karremin”, ndërsa më pas priti të shihte reagimin e dhomës së zhveshjes. Futbollistët e kishin marrë vesh formacionin dhe mbeti për t’u parë se sa shpejt ky informacion do të mbërrinte te bota e jashtme.


Shtuar 22.08.2026 20:22

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobet