Protestat qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej 84 ditësh. Edhe sot, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, duke kërkuar sërish largimin e kryeministrit.
Tubimet zhvillohen në kuadër të lëvizjes së quajtur nga pjesëmarrësit “Revolucioni i Flamingove”, e cila ka nisur prej 84 ditësh me kundërshtime ndaj qeverisë dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës.
Të lidhura
None found
Në qendër të Tiranës, qytetarët u shfaqën me flamuj dhe pankarta, ndërsa nga turma u dëgjuan vazhdimisht sloganet “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Rama ik!”.
Protestuesit deklarojnë se nuk do ta ndërpresin aksionin e tyre dhe se grumbullimet do të vazhdojnë derisa të realizohet kërkesa politike për largimin e kryeministrit.
“Revolucioni i Flamingove” u iniciua në muajin maj në zonën e Zvërnecit. Më vonë, lëvizja u shtri edhe në Tiranë, duke u kthyer në një protestë të përditshme kundër qeverisë.
Gjatë ditëve të fundit, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Edhe në këto tubime, kërkesa e tyre kryesore ka mbetur dorëheqja e Edi Ramës.
