Policia e Tiranës, ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri dhe municion luftarak. Kontrollet u kryen në zonën e Liqenit të Thatë, nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Nr. 1.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet G. K., 40-vjeç, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.
Të lidhura
None found
Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
