Struga ka zyrtarizuar afrimin e Edison Kolës, i cili bëhet përforcimi më i ri i ekipit. Mbrojtësi 25-vjeçar, që ishte pa kontratë pas ndarjes nga Tirana, do ta vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut.
Transferimi është bërë i ditur nga vetë klubi shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Në Strugë, Kola do të punojë sërish me Bledi Shkëmbin, ish-trajnerin e tij te Tirana.
Të lidhura
None found
Karrierën profesionale, 25-vjeçari e nisi në Greqi, ku u aktivizua fillimisht me Ergotelis. Më pas, qendërmbrojtësi ka luajtur edhe për OF Ierapetra, AE Larisa dhe Giouchtas.
