Skënder Zogaj ngre dyshime për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe i drejtohet Xhavit Halitit: Pse heshtët nëse ishit i pafajshëm?

Ekzekutimi i kolonelit të UÇK-së, Ahmet Krasniqit, në Tiranë në vitin 1998, mbetet një prej ngjarjeve më të bujshme të asaj kohe. Për këtë çështje ka folur së fundmi edhe Skënder Zogaj, një prej themeluesve të LDK-së.

Duke komentuar dyshimet për përfshirjen e Xhavit Halitit, Zogaj tha se ai nuk ka bërë sa duhet për të ndihmuar në zbardhjen e vrasjes.

Të lidhura

None found

“Pyetja ime për Xhavit Halitin është se si mund të qëndrojë kaq indiferent ndaj vrasjes së Ahmet Krasniqit. Më vjen keq që nuk është angazhuar më fuqishëm për të zbuluar se kush e vrau njeriun më të madh të luftës. Nëse ka qenë i pafajshëm, duhej të kishte bërë më shumë; po të ishte i pafajshëm, do të ishte angazhuar më tepër për të zbuluar autorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit”, deklaroi Skënder Zogaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Zogaj gjithashtu pretendoi se Fatos Klosi, ish-shef i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, është njëri prej personave që lidhet me vrasjen e Krasniqit.

“Jam i bindur se Fatos Klosi është njëri nga vrasësit e tij, pasi ai ka zbuluar edhe disa krime të vogla, por nuk është marrë me zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Mithat Tavari, shefi i Policisë së Tiranës, ka deklaruar se i dinin disa prej emrave të vrasësve dhe se do t’i bënin publikë me kalimin e kohës. Ne u qetësuam, sepse besonim se shteti shqiptar po punonte për të nxjerrë të vërtetën. Megjithatë, hetimet u ndërprenë në një kohë rekord. Për mua, kjo tregon se Klosi e dinte se kush ishte vrasësi”, u shpreh Skënder Zogaj.


Shtuar 22.08.2026 11:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş