Fernando Hidalgo, agjenti i sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, ka publikuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të klubit spanjoll.
Përmes një postimi në Instagram, Hidalgo ndau një thënie që u interpretua si kritikë e ashpër ndaj zyrtarëve të Atleticos.
Të lidhura
None found
“Mos e pyet kurrë një gënjeshtar pse gënjeu. Sepse për ta shpjeguar, do të duhej të gënjente përsëri”, shkroi ai.
Reagimi i agjentit vjen pasi Atletico Madridi nuk pranoi ta transferonte Alvarezin te Barcelona gjatë kësaj vere, pavarësisht kërkesave të shumta.
Drejtuesit e klubit vazhdojnë të deklarojnë se futbollistit nuk i është dhënë asnjë premtim nga menaxhmenti se do të lejohej të largohej.
Barcelona, kampione e Spanjës, e konsideron Alvarezin një objektiv të rëndësishëm, por Atletico Madridi nuk dëshiron që ai t’u bashkohet rivalëve të tij.
Për këtë arsye, klubi po kërkon nga Barcelona një shumë dukshëm më të lartë se ajo që do t’u kërkohej skuadrave të tjera. Në këtë kuadër është përmendur edhe shifra prej 500 milionë eurosh, e barabartë me klauzolën e lojtarit.
