Fitore Pacolli: Urdhërohet mbyllja e hotelit dhe restorantit në Liqenin e Radoniqit

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur ndërprerjen e veprimtarisë së restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili gjendet brenda zonës së mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e ka bërë publik vendimin përmes një postimi në Facebook. Sipas saj, aktiviteti është zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit.

Të lidhura

None found

Pacolli ka deklaruar se funksionimi i këtij biznesi ka shkelur Ligjin për Ujërat, Vendimin 09/127 të Qeverisë për përcaktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit, si dhe akte të tjera nënligjore.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se do të shqyrtohen të gjitha rrethanat dhe personat përgjegjës që kanë bërë të mundur këtë situatë, përfshirë veprimet e ish-zyrtarëve që mund të kenë keqpërdorur detyrën.

Sipas ministres në detyrë, shkeljet e konstatuara kanë paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Në reagimin e saj, Pacolli ka theksuar se mbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është një detyrim ligjor dhe përgjegjësi themelore ndaj qytetarëve.

Ajo ka përsëritur se ujërat e Kosovës do të mbrohen me vendosmëri dhe pa asnjë përjashtim.

“Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit: Mbrojtja e ujit të pijshëm nuk ka kompromis!”

Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor.

Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Si Ministri, kemi kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësve që kanë mundësuar këtë abuzim të hapur. Kjo përfshin edhe hetimin e veprimeve të ish-zyrtarëve përgjegjës, të cilët mund të kenë keqpërdorur detyrën për të lejuar këtë situatë.

Mbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është obligim ligjor dhe përgjegjësi e jona thelbësore ndaj qytetarëve. Ujërat e Kosovës do t’i mbrojmë me vendosmëri, pa asnjë përjashtim!


Shtuar 21.08.2026 19:57

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet