Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të Turqisë, Netanyahu sulmon Erdoğan: Diktator antisemit, përpjekja për të na frikësuar do të dështojë

Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë pas njoftimit zyrtar se Turqia ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit izraelit.

Të lidhura

None found

Përmes një deklarate, Netanyahu e ka cilësuar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan “diktator antisemit”, duke e akuzuar për masakrimin e kurdëve, strehimin e terroristëve të Hamasit, pushtimin e gjysmës së Qipros dhe burgosjen e një numri rekord gazetarësh e kundërshtarësh politikë.

“Tani ai po përpiqet ta shtrijë agresionin e tij kundër Izraelit edhe në Siri. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë”, deklaroi kryeministri izraelit.

Netanyahu shtoi se tentativa e presidentit turk për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, të cilin e përshkroi si të vetmen demokraci të vërtetë në Lindjen e Mesme, do të dështojë.

Urdhër-arresti u bë i ditur nga ministri turk i Drejtësisë, Akin Gürlek, në kuadër të procedurave që lidhen me gjenocidin në Gaza dhe sulmin ndaj aktivistëve të Global Sumud Flotiljes në ujërat ndërkombëtare.

“Në kuadër të procedurave ligjore për sulmin në ujërat ndërkombëtare ndaj aktivistëve të Flotiljes dhe në përputhje me urdhër-arrestet e lëshuara më 14 korrik 2026 ndaj Benjamin Netanyahut dhe Afek Moskovitch për ‘gjenocid’, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të nxjerrë një ‘njoftim të kuq’ për arrestimin e tyre ndërkombëtar”, tha Gürlek.

Ngjarjet e lidhura me Flotiljen kanë ndodhur disa muaj më parë. Në maj, rreth 430 anëtarë ekuipazhi nga 50 anije, të ndaluara nga ushtria izraelite në Mesdhe, në perëndim të Qipros, u transportuan me forcë drejt Izraelit. Ata u mbajtën më pas në burgun Ktziot, përpara se të deportoheshin.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, u përball me reagime të forta ndërkombëtare pasi publikoi një video ku shfaqej mes aktivistëve të ndaluar, të cilët ishin detyruar të gjunjëzoheshin me duart e lidhura.

Sipas ministrit Gürlek, Netanyahu dhe Moskovitch akuzohen për “krime kundër njerëzimit, gjenocid, privim të rëndë nga liria, dëmtime trupore të qëllimshme, keqtrajtim, dëmtim të pronës, grabitje të rëndë dhe sekuestrim të mjeteve të transportit”.

Gürlek theksoi gjithashtu se Turqia nuk pranon që Netanyahu dhe qeveria izraelite të mbeten të pandëshkuar për veprimet e tyre.

“Ne në asnjë mënyrë nuk e pranojmë idenë se administrata Netanyahu, e cila po zbaton një politikë gjenocidi në Gaza, është e paprekshme dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj. Ne nuk do të lejojmë që krimet e kryera në Gaza të mbulohen dhe as që përgjegjësit të mbrohen nga mburoja e pandëshkueshmërisë. Do të përdorim me vendosmëri të gjitha mjetet që na lejon ligji kombëtar dhe ndërkombëtar”, u shpreh ai.


Shtuar 21.08.2026 17:35

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet