Këtë të premte, në Gjykatën e Sarandës, po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, në Ksamil.
Mes personave që do të përballen me gjykatën është edhe Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes.
Të lidhura
None found
Në mesin e të arrestuarve janë gjithashtu dy shtetas turq, të cilët dyshohet se tentuan ta transportonin të riun drejt Tiranës, si dhe disa punonjës të kompleksit “Principote”.
Në pranga kanë përfunduar edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas hetimeve, punonin si pjesëtarë të sigurisë në kompleks, si dhe disa kamarierë.
Ndërkohë në kërkim është shpallur Danjel Gjana alias Davidi Heurtevent, shtetas shqiptar me pasaportë britanike.
Edhe Bekim Bulica pronar i lokalit, që dyshohet se fshehu krimin, është shpallur në kërkim policor.
Personat e përfshirë
1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.
6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.
7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.
8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar,
9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar
10. Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
11. Kristi Koshi – i arrestuar
12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit.
