Mos më harroni”/ Fotoreporterja iraniane dënohet me 15 vite burg: Nuk dorëzohem dhe nuk pendohem

Prej më shumë se 20 vitesh, fotoreporterja iraniane Yalda Moaiery ka regjistruar me aparatin e saj jetën në Iran, protestat, represionin dhe luftën. Sot, ajo është vetë përballë represionit dhe kërkon të mos harrohet.

Të lidhura

None found

Në fillim të këtij muaji, një gjykatë iraniane e dënoi me 15 vite burg, pasi e akuzoi për “aktivitete në interes të regjimit sionist kundër sigurisë kombëtare”. Moaiery pritet ta apelojë vendimin.

Edhe pse rrezikon të kalojë vite në sistemin e burgjeve famëkeqe të Iranit, ajo thotë se do të vazhdojë të dëshmojë për realitetin në vendin e saj, për aq kohë sa do ta ketë të mundur.

“Unë nuk jam e gatshme të punoj si një person brenda atij kuadri propagandistik. Ky është problemi kryesor. Por të gjitha intervistat e mia, të gjitha fotografitë e mia, gjithçka që kam bërë si fotoreportere… për ta është një krim. Këto janë edhe akuzat ndaj meje, përfshirë faktin që po flas me ju”, është shprehur ajo.

Moaiery ka ndjekur nga afër zhvillimet në Iran për vite me radhë dhe ka raportuar në terren edhe gjatë protestave të mëdha kundër qeverisë. Në një intervistë të mëparshme, ajo tha se përmasat e demonstratave ishin të papara gjatë karrierës së saj 25-vjeçare si fotoreportere.

“Kam parë turma të mëdha njerëzish në rrugë. Qindra mijëra persona, familje të tëra, fëmijë, të moshuar… të gjithë ishin atje”, tregoi ajo.

Sipas vlerësimeve të organizatave për të drejtat e njeriut, shtypja e protestave dhe vrasja e mijëra personave ndikuan thellë në gjendjen shpirtërore të shoqërisë iraniane.

“Ka qenë një nga periudhat më të trishtuara në historinë tonë. Nuk kam përjetuar kurrë një ndjenjë të tillë. Njerëzit janë kaq të pashpresë dhe të trishtuar. Pyetja që i bëjnë njëri-tjetrit është: çfarë mund të bëjmë?”, deklaroi ajo.

Gjatë përplasjes mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, fotoreporterja vazhdoi të punonte nga Teherani, pavarësisht ndërprerjeve të internetit dhe pengesave në komunikim. Në fillim të luftës, ajo tha se disa iranianë shpresonin që konflikti të çonte në rrëzimin e regjimit.

“Duhet të jem e sinqertë. Njerëzit duan që lufta të vazhdojë, sepse kanë provuar shumë mënyra paqësore për ta ndryshuar këtë regjim”, u shpreh ajo në atë periudhë.

Gjashtë muaj më vonë, megjithatë, qëndrimi i saj ishte tjetër. “Jo, aspak. Gjatë luftës njihja shumë njerëz që dëshironin që ajo të vazhdonte, por këto ditë gjithçka ka ndryshuar”, tha Moaiery.

Sipas saj, tashmë shqetësimi kryesor i qytetarëve është gjendja ekonomike. “Shumica po mendojnë për situatën ekonomike. Njerëzit nuk mund të përballojnë as nevojat më bazë. Lufta e vërtetë është këtu. Lufta e vërtetë tani është ekonomia”, theksoi ajo.

Moaiery mendon se lufta nuk e ka dobësuar regjimin iranian, por përkundrazi e ka forcuar atë. “Fatkeqësisht, më të fortë. Po përballemi me versionin më të keq të Republikës Islamike që kam parë ndonjëherë”, tha fotoreporterja.

“Jam fëmijë i Republikës Islamike. Kam lindur disa vite pasi regjimi mori pushtetin, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time.” Ajo shtoi se regjimi është bërë “shumë më i zemëruar” dhe “shumë më i ashpër”.

Presionin e autoriteteve, Moaiery po e përjeton drejtpërdrejt. Vetëm disa orë para intervistës së fundit, ajo u kërcënua se banesa do t’i kontrollohej dhe telefonat do t’i merreshin nëse do të komunikonte sërish me mediat ndërkombëtare.

“Disa orë më parë më kërcënuan se, nëse flisja përsëri me dikë për këtë çështje, do të vinin në shtëpinë time, do ta kontrollonin përsëri dhe do të merrnin telefonat e mi”, rrëfeu ajo.

Pavarësisht kërcënimeve, fotoreporterja deklaron se nuk ka ndërmend të tërhiqet. “Sigurisht që kam frikë nga ajo që mund të ndodhë. Pesëmbëdhjetë vite janë një jetë e tërë. Por ky është rreziku që kam pranuar gjatë gjithë jetës sime për të treguar të vërtetën, për të qenë një gazetare dhe fotoreportere e pavarur.”

“Unë nuk dorëzohem. Nuk kam asnjë pendesë”, shtoi ajo.

Çështja e Yalda Moaiery është shndërruar në një tjetër dëshmi të trysnisë që ushtrohet ndaj gazetarëve të pavarur në Iran.

Ajo beson se vëmendja e komunitetit ndërkombëtar mund të ndikojë jo vetëm në rastin e saj, por edhe në mbështetjen e gazetarëve të tjerë që jetojnë nën regjime autoritare.

“Si gazetare, si gazetare e pavarur, ne nuk kemi asnjë lloj arme. Kemi vetëm median dhe të vërtetën”, u shpreh ajo.

Moaiery solli në vëmendje edhe raste të gazetarëve dhe të burgosurve të tjerë të regjimit iranian, duke vënë në dukje se pasqyrimi nga mediat ndërkombëtare kishte rritur presionin për lirimin e tyre.

Ndërsa përballet me mundësinë e një dënimi shumëvjeçar, fotoreporterja shpreson që historia e saj të mos lihet në harresë.

Në përfundim të bisedës, ajo përcolli një apel të shkurtër dhe të fortë: “Mos më harroni.”


Shtuar 21.08.2026 08:53

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet