Fermerët paralajmërojnë protesta në shtator, kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione

Ndër problemet kryesore që vazhdojnë të dëmtojnë fermerët dhe aftësinë konkurruese të sektorit, janë subvencionet e pakta në bujqësi dhe blegtori në krahasim me vendet e rajonit, shpenzimet e larta të prodhimit, mungesa e infrastrukturës ujitëse si dhe heqja e naftës pa akcizë.

Për shkak të këtyre vështirësive, fermerët dhe blegtorët kanë paralajmëruar se do të rikthejnë protestat në fillim të muajit shtator, në rast se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Të lidhura

None found

Gjatë javës së parë të shtatorit, përfaqësues të fermerëve dhe blegtorëve pritet të paraqesin në Ministrinë e Bujqësisë një tërësi kërkesash, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me skemën kombëtare të bujqësisë, subvencionet, TVSH-në dhe kostot e prodhimit.

Sipas asaj që anëtarë të Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë pohuar, ndër kërkesat kryesore do të jetë rishikimi i skemës kombëtare, sidomos heqja e pragjeve për përfitimin e rimbursimeve direkte për bagëtitë.

Po ashtu, blegtorët do të kërkojnë që subvencioni për lopë të rritet nga 12 mijë në 20 mijë lekë për krerë, të ulet TVSH-ja dhe të rregullohet etiketimi i produkteve të bulmetit vendas, të cilat prodhohen me qumësht të freskët por të importuar.

Në rast se këto kërkesa nuk pasqyrohen në ndryshimet fiskale dhe në skemën kombëtare për vitin 2027, fermerët paralajmërojnë protesta.

Sipas tyre, tani po diskutohet që në protestë të marrin pjesë edhe traktorët, duke e çuar përmbushjen e kërkesave përtej formave të zakonshme të protestës që fermerët kanë zhvilluar edhe më parë.

Subvencionet dhe nafta pa akcizë mbeten kërkesat kryesore të fermerëve.

Për blegtorët, çështja kryesore mbetet diferenca në mbështetjen shtetërore krahasuar me vendet e rajonit. Dashamir Çela, i cili drejton një fermë me 60 krerë lopë në fshatin Samaticë të Beratit, ka deklaruar se mungesa e konkurrencës po e vështirëson gjithnjë e më shumë vazhdimin e aktivitetit.

Sipas tij, blegtoria po kalon momentet më të vështira. Mungesa e konkurrencës është një prej problemeve kryesore me të cilat përballen edhe ata pak blegtorë që kanë mbetur në vend.

Ne prodhojmë me kosto të lartë për shkak të një sërë problemesh që ka sektori, duke filluar nga çmimi i lartë i naftës, mungesa e kanaleve ujitëse e deri te subvencionet e ulëta.

Ai thekson se aktualisht një blegtor në Serbi përfiton subvencione direkte prej 350 eurosh për kokë lope, si dhe 16 lekë për çdo litër qumësht të prodhuar. Në total, një blegtor me një fermë me madhësi të ngjashme me të tijën merr 45 mijë euro subvencione në vit.

Me një mbështetje të tillë, fermeri në Serbi dhe në vende të tjera të rajonit e ka fitimin të garantuar nga shteti. Si rrjedhojë, ai e shet qumështin më lirë se fermeri shqiptar, gati në nivelin e kostos së prodhimit.

Ndërsa ne marrim vetëm 12 mijë lekë subvencion për lopë dhe, pas ndryshimeve të fundit të skemës, subvencionet për viçat janë hequr.

Ai pohon se rishikimi i subvencioneve, që do të thotë rritja e masës së tyre dhe heqja e pragjeve për krerët, mbetet një nga kërkesat kryesore të sektorit, për të cilat kërkohet zgjidhje përmes ndërhyrjeve fiskale në hartimin e projektbuxhetit dhe paketës së ardhshme fiskale.

Sipas blegtorëve, këto diferenca me vendet e rajonit po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e qumështit dhe në furnizimet e përpunuesve.

Sipas ekspertëve të bujqësisë në Kosovë, subvencionet arrijnë në 600 euro për një kokë lope. Në Maqedoninë e Veriut, fermeri merr 250 euro për krerë lopë, plus 10 lekë për litër qumësht lope të prodhuar. Në total, mbështetja vjetore arrin rreth 900 euro për qumështin.

Kjo diferencë në masën e subvencioneve direkte, së bashku me kostot e larta të ushqimit të kafshëve dhe çmimin e lartë të naftës për punimin e tokave, vazhdon të krijojë një presion të dyfishtë mbi fermerin vendas: nga njëra anë i rriten shpenzimet, ndërsa nga ana tjetër ai nuk arrin të konkurrojë prodhuesit e rajonit.

Në muajin mars të këtij viti, qeveria rishikoi skemën kombëtare të bujqësisë. Një ndër ndryshimet më të diskutuara ishte heqja e naftës pa akcizë, një skemë që ishte në fuqi që nga viti 2021.

Ministria e Bujqësisë argumentoi se lehtësirat për fermerët do të zëvendësoheshin nga një skemë e re, e cila parashikon rimbursimin e 10% të TVSH-së së paguar për inputet bujqësore, nëpërmjet autofaturave të blerjeve të lëshuara nga përpunuesit.

Nga ana tjetër, ndryshimet çuan në rritjen e masës së disa subvencioneve direkte dhe në uljen e pragjeve të numrit të kafshëve për të përfituar prej tyre.

Nëse një blegtor në vitin 2025 përfitonte 10 mijë lekë subvencion direkt, për vitin 2026, me ndryshimet e miratuara, ai përfiton 12 mijë lekë për krerë. Ndërkohë, mbështetja për bagëtitë e imëta u rrit nga 1,200 në 1,500 lekë.

Skema e re përgjysmoi gjithashtu pragjet e numrit të kafshëve në fermë për të përfituar subvencione. Pragu për fermat me lopë u ul nga jo më pak se 10 lopë në jo më pak se 5 lopë, ndërsa për bagëtitë e imëta pragu u ul nga 100 në 50 krerë.

Megjithatë, fermerët dhe blegtorët nuk i pritën mirë këto ndryshime; ata kërkojnë mbështetje më të madhe dhe masa që, sipas tyre, do të garantonin aftësinë konkurruese të prodhimit vendas.

Në fillim të muajit prill, qindra fermerë protestuan para Ministrisë së Bujqësisë. Kërkesat kryesore përfshinin rikthimin e naftës pa akcizë dhe rritjen e subvencioneve për lopët.

Heqja e skemës së naftës ndodhi në një kohë kur kostot e karburanteve dhe të inputeve bujqësore ishin në rritje, gjë që shtoi presionin mbi fermerët.

Pas disa orësh proteste, një përfaqësi e fermerëve u takua me ministrin e Bujqësisë dhe atë të Financave, ku u diskutuan mundësitë për rishikimin dhe plotësimin e kërkesave gjatë muajit shtator.

Përfaqësuesit e sektorit kanë pohuar se kërkojnë që ndryshimet të pasqyrohen përpara se të hartohet paketa fiskale dhe projektbuxheti për vitin 2027. Përndryshe, protestat mund të rishfaqen, këtë herë me një kërkesë më të gjerë për uljen e kostove dhe rritjen e mbështetjes për sektorin vendas.


Shtuar 21.08.2026 07:59

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet