Nga shitës veturash në princ, 26-vjeçari njihet zyrtarisht si djali i princit Laurent të Belgjikës

Princi Laurent i Belgjikës ka konfirmuar zyrtarisht atësinë e tij ndaj Clement Vandenkerckhove, 26-vjeçarit që më parë punonte si shitës veturash, duke e njohur gjithashtu si trashëgimtarin e tij.

Të lidhura

None found

Clementi është djali i lidhjes së mëparshme të princit me këngëtaren belge Ëendy Van Wanten. Ai iu bashkua familjes së Laurentit në një ceremoni private, të zhvilluar pa bujë gjashtë muaj më parë.

Edhe pse tani mban zyrtarisht titullin princ, ai nuk do të përfitojë të ardhura financiare nga familja mbretërore. Po ashtu, nuk do të përfshihet në linjën mbretërore të trashëgimisë dhe nuk do të marrë pjesë në angazhimet publike të familjes mbretërore.

Vandenkerckhove ka folur në Belgjikë për përpjekjet e tij shumëvjeçare për t’u përshtatur me faktin se ka një baba mbretëror. Ai ka deklaruar së fundmi se ende nuk e ka vendosur nëse do të përdorë mbiemrin e të atit, Saxe-Coburg.

“Ndoshta do të doja, por jam krenar me emrin Vandenkerchkove”, është shprehur ai. “Po që se duhet të sakrifikoj emrin, do të ishte tradhti ndaj gjithçkaje që e ka bërë nëna për mua”.

Historia e njohjes mes tyre është rrëfyer edhe në një dokumentar të transmetuar vitin e kaluar. Princi Laurent kishte pasur një lidhje me Wendy Van Wanten, emri i vërtetë i së cilës është Iris Vandenkerchkove, përpara martesës së tij me princeshën Claire në vitin 2003.

Clementi tregoi se e kishte takuar të atin në një qendër tregtare në vitin 2013, pa e ditur identitetin e tij të vërtetë. Ai ishte 16 vjeç kur nëna i zbuloi se kush ishte babai i tij.

Katër vjet më pas, ai e kontaktoi princin dhe i propozoi kryerjen e një testi ADN-je. Rezultati konfirmoi një përputhje në nivelin 99.5%.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji në familjen mbretërore belge. Vite më herët, ish-mbreti Albert II kishte pranuar se kishte një vajzë jashtëmartesore.


Shtuar 20.08.2026 22:22

casibommatbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet