Disa vatra zjarri janë shfaqur në të njëjtën kohë në kodrat pranë fshatit Dukat, duke ngritur dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht.
Banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë lajmëruar Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Disa prej tyre janë afruar në zonë për të dhënë ndihmën e tyre në përballimin e situatës.
Të lidhura
None found
Flakët po përhapen mes shkurreve, të cilat krijojnë kushte të favorshme për përparimin e zjarrit. Në terren është dërguar edhe një automjet zjarrfikës, por ndërhyrja me mjete po vështirësohet nga konfigurimi i terrenit.
Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e aktivizimit të njëkohshëm të vatrave, ndërsa banorët po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit.
