Angellov: Kriza e ujit të pijshëm në Gostivar ka përfunduar, përgjegjësia për cilësinë i kalon pushtetit lokal

Uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa gjendja e krizës 30-ditore në territorin e Komunës përfundoi mbrëmë në mesnatë, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përfundimi i krizës shënon edhe mbylljen e angazhimit dhe të mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë nga pushteti qendror dhe ndërmarrjet shtetërore.

“Me përfundimin e gjendjes së krizës, institucionet e pushtetit qendror, përfshirë edhe NP ‘Ujësjellësi’ nga Shkupi, tërhiqen nga kontrolli i cilësisë së ujit. Tani është radha e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale që të kujdesen që gostivarasit të vazhdojnë të pinë ujë të pastër dhe të sigurt”, deklaroi Angellov.

Gjendja e krizës në Gostivar u shpall nga Qeveria më 20 korrik, pasi pushteti lokal nuk mundi ta menaxhonte i vetëm ndotjen e ujit të pijshëm dhe epideminë që preku disa mijëra qytetarë.

Përdorimi i ujit për pije ishte ndaluar që më 17 korrik. Institucionet kompetente deklaruan se ndotja u shkaktua nga pompat e vendosura në mënyrë të parregullt nga NP “Komunalec”-Gostivar, të cilat mundësuan futjen e ujit të ndotur në sistem. Si pasojë e helmimit nga bakteret, mijëra qytetarë kërkuan trajtim në spital.


casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet