Realf Zhivanaj ka përfunduar bashkëpunimin me Partizanin. Sipas burimeve mediatike, 28-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së kuqe, edhe pse vetëm disa javë më parë ishte prezantuar sërish si ndihmës i Florin Bratus.
Të lidhura
None found
Pas emërimit të trajnerit rumun, Zhivanaj kishte marrë detyrën e ndihmësit të dytë. Ai ishte angazhuar edhe për të drejtuar ekipin në periudhën pas largimit të Oltijon Kërnajës, i cili u shkarkua nga posti.
Ndarja mes palëve vjen vetëm pak ditë përpara sfidës së parë të Partizanit në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Të shtunën, më 22 gusht, të kuqtë do të përballen me Teutën në stadiumin e Vorës, në orën 16:00.
