Klubi i Dinamos ka marrë një vendim të rëndësishëm për mbështetësit e saj, duke ofruar transport pa pagesë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga afër ndeshjen e radhës kundër Pafos.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, skuadra blu u ka bërë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm dhe të krijojnë mbështetjen maksimale për ekipin, duke vlerësuar rëndësinë e pranisë së tyre në këtë duel.
Të lidhura
None found
Autobusët do të nisen nesër, në orën 18:00, nga zona pranë Stadiumit “Dinamo”. Udhëtimi do të jetë tërësisht falas, ndërsa tifozët janë ftuar të bashkohen për t’i dhënë skuadrës një shtysë të madhe dhe për të krijuar atmosferën e duhur në stadium.
