Harry Kane zbulon ndryshimin në qëndrimin e tij për një rikthim në Ligën Premier

Harry Kane ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e rikthimit në futbollin anglez, duke pranuar se dëshira për t’u kthyer në Ligën Premier nuk është më aq e madhe sa dikur.

Të lidhura

None found

Kapiteni i Anglisë u largua nga Tottenham në verën e vitit 2023, kur iu bashkua Bayern Munichut për shumën prej 100 milionë eurosh. Që prej transferimit në Gjermani, sulmuesi është bërë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të klubit bavarez.

Megjithatë, 33-vjeçari tashmë nuk e sheh më si të sigurt rikthimin e tij në futbollin anglez.

“Kur u largova nga Tottenham në vitin 2023, sigurisht që mendoja se do të rikthehesha patjetër në Ligën Premier. Por ajo dëshirë nuk është më aq e fortë”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu në Mynih. Kam zbuluar një botë krejtësisht tjetër të futbollit jashtë Anglisë dhe kjo më ka bërë ta vlerësoj edhe më shumë futbollin evropian”.

“Skuadra që kemi këtu, trajneri Vincent Kompany… Edhe familja ime është përshtatur shumë mirë këtu”.

“Gjëja më e rëndësishme është të jesh në vendin më të mirë të mundshëm. Kurrë mos thuaj kurrë, por tani jam i fokusuar te Bayerni dhe do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”.

Që nga mbërritja e tij te Bayern Munichu, Kane ka pasur një ndikim të madh në ekip dhe deklaratat e fundit lënë të kuptohet se ai mund të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani, edhe nëse klubet e Ligës Premier shfaqin interes për të.

Fjalët e sulmuesit vijnë në një periudhë kur ai është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës, e cila po kërkon një sulmues të nivelit të lartë për të udhëhequr repartin e saj ofensiv./


Shtuar 19.08.2026 20:58

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobet