Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin i cili ndodhi reth orës 15:15, në liqenin e Komanit, në afërsi të lumit të Shalës. Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se si pasojë e kësaj janë dëmtuar pesë persona. Ndërsa personat e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.
Personat që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të lidhura
None found
Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.
Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
