Juventusi synon edhe tri përforcime për të hyrë në garën për Scudetto

Juventusi ende nuk e ka mbyllur fushatën e transferimeve dhe drejtuesit e klubit synojnë të realizojnë deri në tri afrime të tjera përpara përfundimit të merkatos së verës.

Të lidhura

None found

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka siguruar deri tani gjashtë lojtarë, ndërsa në ditët e fundit të afatit kalimtar duhet të zgjidhë edhe çështjen e largimeve të mundshme.

Guglielmo Vicario, John Lucumi, Zeki Celik, Jeff Ekhator, Kerim Alajbegovic dhe Randal Kolo Muani janë bërë pjesë e ekipit, ndërkohë që Douglas Luiz është rikthyer pas përfundimit të huazimit te Aston Villa.

Sipas Tuttosport, klubi torinez dhe trajneri Spalletti po shqyrtojnë mundësinë e tre përforcimeve të tjera, me Fikayo Tomorin, Franck Kessien dhe Joshua Zirkzee në krye të listës.

Interesimi për sulmuesin 25-vjeçar të Manchester United, Zirzkee, lidhet drejtpërdrejt me situatën e Jonathan David.

Gazeta italiane raporton se largimi i kanadezit nga Torino do ta shtynte Juventusin të tentonte transferimin e holandezit. Në këtë skenar, Zirkzee mund të largohet nga Old Trafford përmes një huazimi para mbylljes së merkatos.

Franck Kessie mbetet objektivi kryesor për repartin e mesfushës. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është aktualisht i lirë, pasi aventura e tij në futbollin e Arabisë Saudite ka përfunduar, dhe po pret të shohë lëvizjet e Juventusit përpara se të vendosë klubin e ardhshëm.

Për Kessien ka interes edhe nga Al-Ittihad, ndërsa Juventusi e konsideron Youssouf Fofanan, mesfushorin e Milanit, si alternativë. Megjithatë, përpara se të shtojë një tjetër lojtar në atë repart, drejtuesit duhet të krijojnë hapësirë në skuadër.

Në mbrojtje, Fikayo Tomori është rikthyer në listën e mundësive të Juventusit. Qendërmbrojtësi anglez i Milanit kishte qenë më herët në vëmendjen e klubit dhe situata e tij po analizohet sërish në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Për krahun e majtë po ndiqet gjithashtu David Raum. Mbrojtësi gjerman është pjesë e RB Leipzig dhe shihet si një tjetër alternativë për forcimin e repartit defensiv, i cili këtë verë është përforcuar me Lucumin dhe Celikun.

Vështirësia për të finalizuar afrimet e reja lidhet me nevojën për të sistemuar largimet. Pas Dusan Vlahovic, Lois Openda, Vasilije Adzic, Filip Kostic, Emil Holm dhe Joao Mario, disa futbollistë të tjerë vazhdojnë të jenë pranë largimit nga klubi.

Juan Cabal, Federico Gatti, Daniele Rugani, Arthur Melo, Nico Gonzalez dhe Jonathan David janë ndër emrat, e ardhmja e të cilëve mbetet e paqartë. Pas ardhjes së Vicarios, lëvizje të mundshme janë raportuar edhe rreth Michele Di Gregorio dhe Mattia Perin.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbet