Itali, arrestohen 7 persona të dyshuar për grabitjen e bankomateve me eksploziv

Karabinierët e kompanisë së Vastos kanë vënë në pranga shtatë persona, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi që ka grabitur bankomate dhe sportele bankare duke përdorur lëndë shpërthyese. Arrestimet u kryen pas masave të sigurisë të urdhëruara nga gjykata.

Të lidhura

None found

Operacioni hetimor, i pagëzuar “DEVICE”, nisi pas sulmit ndaj një sporteli bankar në Gissi, në korrik të vitit 2025. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë dokumentuar edhe 12 grabitje të tjera, të zhvilluara nga janari deri në shtator 2025 në provincat Chieti, Avellino, Campobasso dhe Potenza.

Grupi dyshohet se ka siguruar rreth 220 mijë euro nga këto episode kriminale. Sipas hetuesve, objektivat përcaktoheshin paraprakisht, ndërsa sulmet organizoheshin me kujdes. Për transportin përdoreshin makina të vjedhura ose automjete të marra me qira, ndërsa komunikimi kryhej përmes telefonave të regjistruar në emra të personave të tjerë.

Shtatë të arrestuarit përballen, sipas rolit që dyshohet se kanë pasur, me akuzat për vjedhje të rëndë dhe të vazhdueshme, të kryer në bashkëpunim, si edhe për prodhim, mbajtje dhe posedim armësh ose eksplozivësh. Deri në këtë fazë, hetuesit thonë se nuk kanë gjetur prova për lidhje të grupit me organizatën kriminale.


Shtuar 19.08.2026 13:58

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet