Presidenti i Dinamo City shfaqet në dhomën e zhveshjes me para, lojtarët marrin premtimin për bonusin e madh

Dinamo City i Tiranës është në rrugën drejt një arritjeje historike këtë verë, pasi ekipi shqiptar ka siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, një hap larg fazës së ligës së një prej kompeticioneve të UEFA-s.

Pas eliminimit të ekipit letonez Audas javën e kaluar, në rrjetet sociale është publikuar një video nga festa e futbollistëve në dhomën e zhveshjes.

Të lidhura

None found

Presidenti i klubit, Ardian Bardhi, iu bashkua festimeve pas suksesit 4-0 ndaj Audës. Ai hyri në ambientet e ekipit me një çantë dhe një qese në duar, ndërsa pamjet treguan se brenda kishte para letre.

Në një moment, Bardhi hapi portofolin dhe e hodhi në dysheme, duke bërë që prej qeses të shpërndahej një tufë me para.

Festa mes lojtarëve u ndez edhe më shumë kur presidenti u premtoi një shpërblim total prej 500,000 eurosh në rast se Dinamo arrin të eliminojë Pafosin e Qipros, kundërshtarin e saj në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të zhvillohet më 20 gusht në “Elbasan Arena”, ku Dinamo do të presë Pafosin. Takimi i kthimit është programuar një javë më vonë, më 27 gusht, në Qipro.


ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet