Arteta: Arsenali synon të shndërrohet në klubin më të mirë në botë

Mikel Arteta ka bërë të ditur se ambicia e Arsenalit është të ngjitet në majën e futbollit botëror dhe të bëhet klubi më i mirë në botë.

Të lidhura

None found

Trajneri spanjoll i shpalosi objektivat e londinezëve në prag të sezonit të ri, ku “Topçinjtë” do të kërkojnë të mbrojnë titullin e Ligës Premier, të fituar për herë të parë pas 22 vjetësh.

“Kjo është padyshim ambicia e klubit dhe e pronarëve: të bëhemi klubi më i mirë në botë”, u shpreh Arteta.

Ai nënvizoi se realizimi i këtij synimi kërkon një plan të plotë, që përfshin çdo element të rëndësishëm të klubit, duke nisur nga infrastruktura e stadiumi e deri te mbështetja e tifozëve dhe niveli i skuadrës.

“Për të arritur diçka të tillë, duhet të kesh objektet më të mira, stadiumin më të mirë, tifozët më të mirë, por edhe skuadrën dhe lojtarët më të mirë në botë. Në fund të fundit, janë lojtarët ata që fitojnë ndeshjet dhe bëjnë ndryshimin në çastet vendimtare”, deklaroi ai.

Sipas Artetës, Arsenali po punon pikërisht për të krijuar këtë strukturë, duke u mbështetur te futbollistët që ka në dispozicion dhe duke kërkuar të afrojë të rinj të aftë për të ndikuar në rezultatet e ekipit.

Edhe pse Arsenali është një nga klubet më të mëdha të Anglisë, në kabinetin e tij ende mungon trofeu i Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” iu afruan këtij suksesi gjatë këtij sezoni, por rrugëtimi i tyre u ndërpre nga Paris Saint-Germain pas serisë së penalltive.


Shtuar 18.08.2026 23:34

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet