Alexander Cromie dhe Marie Ebert janë çifti britanik që humbi jetën në përplasjen e helikopterit privat në ishullin grek të Sifnos, ku ndodheshin për muajin e mjaltit.
Të lidhura
None found
Helikopteri i modelit Bell 206 u rrëzua vetëm pak metra larg një piste uljeje, duke shkaktuar vdekjen e çiftit të ri dhe të pilotit grek.
Sipas të dhënave paraprake, Cromie dhe Ebert e kishin marrë helikopterin nga fshati Markopoulo, pranë Athinës, për të udhëtuar drejt ishullit të njohur grek.
Autoriteti grek i sigurisë së aviacionit i tha BBC-së se ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa provat po mblidhen për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.
Marie Ebert ishte specialiste e lartë në kompaninë e konsulencës Bain & Company, ndërsa Alexander Cromie punonte në firmën e menaxhimit të aseteve Blackstone.
