Mikel Arteta ka ndërmarrë një përpjekje të fundit për ta bindur Julian Alvarezin që të transferohet tek Arsenali dhe jo te Barcelona.
Të lidhura
None found
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se trajneri i londinezëve ka kontaktuar drejtpërdrejt me telefon sulmuesin e Atletico Madridit, duke synuar ta joshë drejt Ligës Premier.
Pavarësisht ndërhyrjes së Artetës, Alvarez mësohet se ka ritheksuar që do të largohej nga Atletico vetëm për të vazhduar karrierën te Barcelona.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid kundërshton kategorikisht mundësinë që argjentinasi të kalojë te katalunasit. Klubi madrilen ka refuzuar më parë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona, ndërsa drejtuesit nuk dëshirojnë të fuqizojnë një rival të drejtpërdrejtë.
Për të shmangur transferimin në Katalonjë, Atletico thuhet se po përpiqet ta orientojë Alvarezin drejt Ligës Premier. Arsenali konsiderohet një prej destinacioneve që klubi spanjoll preferon për sulmuesin.
Londinezët kanë marrë në konsideratë edhe përfshirjen e Viktor Gyokeresit në një marrëveshje shkëmbimi për Alvarezin. Suedezi realizoi 21 gola gjatë sezonit të tij të parë me Arsenalin, por Arteta kërkon ta rrisë më tej cilësinë në repartin e sulmit.
Një tjetër alternativë e diskutuar nga Arsenali për vijën ofensive mbetet Victor Osimhen.
Çështja vazhdon të jetë e ndërlikuar: Alvarez këmbëngul për Barcelonën, kurse Atletico po bën çdo përpjekje për të penguar shitjen e tij te klubi katalunas.
