Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare Hayden Panettiere, ylli i serialeve “Heroes” dhe “Nashville

Miq dhe kolegë kanë nderuar aktoren amerikane Hayden Panettiere, e cila vdiq të dielën në moshën 36-vjeçare. Ajo njihej gjerësisht për interpretimet e saj në serialet Heroes dhe Nashville.

Të lidhura

None found

Vdekja e aktores ka sjellë reagime të shumta nga përfaqësues të botës së televizionit dhe kinemasë.

Bryan Fuller, regjisori dhe skenaristi që krijoi historinë e personazhit të saj gjatë sezonit të parë të Heroes, shprehu dhimbjen për humbjen. Ai e cilësoi Panettiere si “një muzë më shumë se një aktore me talent të jashtëzakonshëm”.

Panettiere u gjet pa ndjenja brenda një banese në Greenville, Karolina e Jugut. Sipas policisë, në vendngjarje nuk u konstatuan shenja të një veprimi kriminal dhe as rrethana të dyshimta. Autoritetet bënë të ditur se ekipet mjekësore iu përgjigjën një rasti arresti kardiak, por ndërhyrja nuk dha rezultat. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është njoftuar ende.

Karrierën e kishte filluar që në fëmijëri, ndërsa famën e fitoi fillimisht duke luajtur Claire Bennet në serialin fantastiko-shkencor Heroes. Më vonë, ajo mori rolin e Juliette Barnes në Nashville, interpretim për të cilin siguroi dy nominime për Golden Globe.

Aktorja kishte folur hapur për përballjen e saj me varësinë ndaj lëndëve narkotike, abuzimin dhe rrugëtimin drejt rikuperimit. Në kujtimet e botuara së fundmi, Panettiere tregoi problemet që kishte kaluar gjatë jetës dhe vështirësitë e rritjes si aktore fëmijë.

Ajo lë pas vajzën e saj, Kaya, të cilën e kishte nga lidhja me ish-partnerin Wladimir Klitschko, ish-kampion ukrainas i botës në boksin e peshave të rënda.

Pas pushtimit rus, Panettiere u angazhua gjithashtu si një përkrahëse e fuqishme e Ukrainës. Në vitin 2022, ajo krijoi një organizatë humanitare që i siguronte vendit pajisje mbrojtëse dhe ndihma mjekësore.


Shtuar 18.08.2026 15:13

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom