Një aksident fatal ndodhi në Pensilvani, pasi një 55-vjeçare nga New Jersey humbi drejtimin e automjetit kur brenda makinës së saj hyri një insekt. Përplasja rezultoi fatale për dy motoçiklistë.
Të lidhura
None found
Para oficerëve, drejtuesja deklaroi se u alarmua nga insekti dhe tentoi ta largonte atë. Gjatë këtij veprimi, ajo u përkul dhe nuk arriti të ruante kontrollin mbi automjetin.
Edhe pasagjerja që ndodhej në makinë u përpoq të merrte timonin për ta rikthyer automjetin në trajektoren e duhur, por nuk ia doli. Sipas Policisë Shtetërore të Pensilvanisë, makina goditi një motoçikletë.
Dy personat që po udhëtonin në motoçikletë nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe humbën jetën.
