Nicole Varnes, ushtruese e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, vizitoi Dibrën dhe zhvilloi një takim me kryetarin e komunës, Fisnik Mela.
Të lidhura
None found
Qëndrimi i saj nisi me një kafe buzë Liqenit të Dibrës, ndërsa më pas vijoi me një shëtitje me varkë. Kjo i dha mundësi të ftuarës së lartë të shijonte panoramën dhe veçantitë natyrore të liqenit.
Sipas njoftimit të komunës, vizita kaloi në një atmosferë miqësore dhe Varnes u njoh nga afër me pasuritë natyrore, mundësitë turistike dhe mikpritjen që ofron Dibra.
Në kuadër të vizitës u nënvizua nevoja për forcimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit, krahas promovimit të potencialeve natyrore dhe turistike të Komunës së Dibrës.
U.d. ambasadorja zhvilloi gjithashtu një takim me përfaqësues të komunitetit dibran të biznesit në SHBA. Delegacioni drejtohej nga Ibrahim Kolari, i njohur si filantrop dhe pronar kompanish edhe në Dibër.
