Katër viktima nga sulmi mes bandave në Spanjë, mes tyre një 16-vjeçar dhe një grua shtatzënë

Një sulm me armë zjarri në Isla Cristina, në provincën jugore spanjolle të Huelvës, u mori jetën katër personave mbrëmjen e së dielës, më 16 gusht.

Të lidhura

None found

Të vrarë mbetën një grua shtatzënë 39 vjeçe, foshnja tetëmuajshe që ajo mbante në bark, nëna e saj 62-vjeçare dhe një 16-vjeçar. Nga të dhënat e para të hetimit rezulton se adoleshenti mund të mos ketë pasur asnjë lidhje me konfliktin.

Të shtënat lanë gjithashtu dy të plagosur. Një 18-vjeçar po trajtohet në spital në gjendje shumë të rëndë, ndërsa një burrë tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas rindërtimit fillestar të Guardia Civil, sulmi ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen popullore El Rocio. Dy persona me maska, të cilët udhëtonin me motor, qëlluan drejt një grupi njerëzish.

Pasi hapën zjarr, sulmuesit e dogjën motorin dhe e lanë në një zonë me pisha pranë kampingut Giralda, përpara se të arratiseshin.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së kampingut janë sekuestruar nga hetuesit. Ndërkohë, autoritetet kanë shtuar kontrollet në të gjithë territorin e bashkisë, përfshirë varrezat ku po zhvillohen ceremonitë e përcjelljes së viktimave.

Zëvendësprefektja e Huelvës e ka cilësuar ngjarjen si një “hakmarrje të mundshme mes klanesh”, megjithëse grupi hetimor vazhdon t’i mbajë të hapura të gjitha pistat.

Guardia Civil dyshon se dy gratë e vrara ishin përkatësisht vjehrra dhe motra e një personi me precedentë penalë, të njohur me nofkën “El Baba”. Ai dyshohet si autor i një sulmi tjetër me armë, të ndodhur në shtator 2024 në një lagje pranë Huelvës, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas dyshimeve të hetuesve, ngjarja e shtatorit 2024 mund të ketë shënuar fillimin e përplasjes së armatosur ndërmjet klaneve, e cila tashmë ka shkaktuar viktima të tjera.

I riu 18-vjeçar që mbeti i plagosur rëndë në sulmin e së dielës dyshohet se është nipi i “El Babës”.

Prej vitit 2024, Guardia Civil ka kryer disa operacione kontrolli dhe arrestime në Isla Cristina, duke vënë në shënjestër persona të dyshuar si pjesëtarë të klaneve të përfshira në konflikt.

Çështja po hetohet nën sekret hetimor dhe drejtohet nga autoritetet gjyqësore. Policia po vijon punën për të zbuluar identitetin e autorëve dhe për t’i arrestuar ata.


Shtuar 17.08.2026 19:04

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabet