Mourinho shpjegon mavijosjen në sy pas incidentit në stërvitje

Një mavijosje e dukshme nën syrin e djathtë të Jose Mourinhos tërhoqi vëmendjen gjatë ndeshjes miqësore ndërmjet Real Madridit dhe Schalke 04.

Tekniku portugez tregoi pas takimit se shenja në fytyrë ishte shkaktuar nga një incident i paqëllimshëm në stërvitje.

Të lidhura

None found

“Topi më goditi në fytyrë gjatë stërvitjes. Nëse nuk do të kisha pasur syze, ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur fare. Mund të kishte qenë edhe më keq”, deklaroi Mourinho.

Mourinho u paraqit me mavijosjen në sfidën e luajtur në Gelsenkirchen, ku Real Madridi fitoi bindshëm 3-0 kundër Schalkes së drejtuar nga Miron Muslic.

Në përfundim të ndeshjes, dy trajnerët pozuan së bashku për një fotografi. Muslic i dhuroi Mourinhos një fanellë të Schalkes, mbi të cilën ishte shkruar “Special One”, nofka e njohur e teknikut portugez.

Për të dyja skuadrat, ky takim ishte prova e fundit përgatitore përpara nisjes së sezonit të ri. Ndeshja u organizua gjithashtu në kuadër të 25-vjetorit të ndërtimit të Veltins Arena, stadiumit të Schalkes.


Shtuar 17.08.2026 15:34

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet girişjojobet