Gola dhe asiste nga legjionarët kuqezi, protagonistë Laçi, Seferi, Hoxha, Mitaj, Shehu e Daku

Futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane kanë dhënë shenja premtuese që në fillim të sezonit të ri. Gjatë javëve të para, disa legjionarë kuqezi kanë spikatur menjëherë me gola e asiste, ndërsa emra të tjerë i kanë nisur si titullarë aventurat me skuadrat përkatëse.

Të lidhura

None found

Qazim Laçi u kthye në heroin e Rizesporit në javën hapëse të kampionatit turk. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte titullar përballë Konyasporit dhe, në minutën e 97-të, shënoi golin që vendosi fitoren 1-0. Ai u tregua i saktë nga pika e penalltisë së akorduar në kohën shtesë, duke i siguruar ekipit të tij tri pikët e para të sezonit.

Eksperienca e Taulant Seferit te Kayserispor ka nisur gjithashtu në mënyrë të shkëlqyer. Pasi realizoi dy herë në javën e parë, sulmuesi shqiptar shënoi përsëri në sfidën me Sivassporin. Në fundin e pjesës së parë, ai finalizoi një aksion të shpejtë dhe realizoi golin e dytë të skuadrës së tij.

Arbër Hoxha, ndërkohë, hapi llogarinë e golave për këtë sezon me Dinamo Zagrebin në Kroaci. Sulmuesi kuqezi gjeti rrjetën në triumfin 4-0 kundër Rudesit, duke kompletuar paraqitjen pozitive të kampionëve kroatë.

Edhe Mario Mitaj pati një debutim zyrtar të suksesshëm me fanellën e Genoas, duke dhënë menjëherë asist. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kontribuoi në fitoren 4-1 ndaj Ascolit në Kupën e Italisë, pasi shërbeu Marcandallin për gol.

Në kampionatin polak, Juljan Shehu dha asistin e tij të parë sezonal me Widzew Łódź. Mesfushori shqiptar luajti rol vendimtar në aksionin nga i cili erdhi goli i epërsisë kundër Korona Kielces.

Mirlind Daku është një tjetër legjionar që po jep kontribut që në hapat e parë me ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar u përfshi për herë të parë si titullar te Spartak Moscow dhe ndikoi menjëherë në suksesin 2-1 ndaj Baltikës, duke asistuar Ugalden në minutën e 20-të.

Përveç lojtarëve që spikatën përmes golave dhe asisteve, minutat e para si titullarë në kampionatet e tyre i regjistruan edhe Simon Simoni, Klisman Cake, Stavro Pilo, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami dhe Rey Manaj.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişcasibom girişsahabet giriş