Nuk kam frikë”, Arianit Koci kërkon angazhim të shtetit për të arrestuarit në Serbi

Institucionet e Kosovës duhet të tregojnë angazhim shumë më serioz në mbrojtjen e qytetarëve kosovarë që arrestohen në Serbi, ka kërkuar avokati Arianit Koci.

Të lidhura

None found

Në një reagim në Facebook, Koci ka bërë të ditur se prej vitesh i ndjek këto raste dhe se ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e shumë personave të arrestuar.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ai ka vlerësuar se rrethanat e krijuara kërkojnë koordinim më të madh ndërmjet institucioneve të Kosovës.

Sipas përshtypjes së krijuar nga përvoja e tij ndër vite, sa herë që në Kosovë zbulohet ndonjë varrezë masive ose paraqiten dëshmi të reja për krimet e forcave serbe, Serbia përgjigjet edhe përmes arrestimit të shtetasve të Kosovës.

Koci ka thënë se me raste të tilla synohet të ndërtohet narrativa se krime kanë kryer të dyja palët. Për këtë arsye, sipas tij, shteti duhet ta trajtojë me shumë më tepër seriozitet mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Avokati ka njoftuar se Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka vënë tashmë në dispozicion, pa pagesë, ndihmën e tij juridike. Bashkë me ofertën, ai ka paraqitur edhe propozime konkrete lidhur me mënyrën e mbrojtjes së personave të arrestuar.

Megjithatë, Koci ka deklaruar se nuk ka gjetur gatishmëri për bashkërendim institucional. Ai ka përmendur neglizhencën, mungesën e interesimit dhe kalimin e përgjegjësisë nga njëra palë te tjetra, ndërsa ka shtuar se propozimet e tij janë hedhur poshtë joformalisht si të pabazuara juridikisht nga persona që, sipas tij, nuk janë juristë.

Shqetësim ka shprehur edhe për rrethanat e veta personale. Koci ka treguar se autoritetet serbe e kanë ndaluar tri herë, përfshirë raste kur udhëtonte me automjet diplomatik dhe ndodhej në shoqërinë e shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd.

Ai ka thënë se angazhimi i tij po i pengon autoritetet serbe, por ka theksuar: “Nuk kam frikë”. Sidoqoftë, Koci ka vlerësuar se, në kushtet aktuale, puna e tij duhet të koordinohet me shtetin.

Në fund, ai ka sqaruar se statusi i tij si avokat nga Kosova nuk i mundëson ta ushtrojë drejtpërdrejt profesionin në Serbi. Megjithatë, mund të organizojë koordinimin e mbrojtjes, t’i këshillojë avokatët që veprojnë atje dhe të ndihmojë duke ofruar prova dhe argumente.


Shtuar 16.08.2026 21:52

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibom