I grabitën shtëpinë tek Gjiri i Lalëzit? Reagon për herë të parë kreu i SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK ka folur mbi një lajm që po qarkullon në mediat online se shtëpia e tij në Gjirin e Lalëzit ka rënë pre e grabitjes një natë më parë.

Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë këtë lajm dhe theksoi se nuk do të kishte asnjë mundësi ta fshihte ngjarjen nëse do të ishte e vërtetë.

Duke folur për Report TV Kraja tha se lajmi sipas tij është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit

“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më pare. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.


Shtuar 3.08.2021 08:36