Operatorët turistikë në Vlorë ofrojnë strehim falas për pushuesit e prekur nga zjarri në hotelin “Brooklyn”

Pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu ambientet e hotelit “Brooklyn” në orët e para të mëngjesit kanë marrë mbështetjen e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Vlorës.

Në bashkëpunim me Bashkinë, disa struktura hoteliere të qytetit kanë ofruar hapësira për sistemimin e turistëve pas ngjarjes, në mënyrë që ata të mos detyrohen të ndërpresin pushimet.

Të lidhura

None found

Vasil Bedini, kreu i Operatorëve Turistikë, njoftoi se akomodimi i pushuesve në hotele të tjera do të bëhet pa pagesë. Ndërkohë, operatorët turistikë do t’u sigurojnë gjithçka të nevojshme turistëve që kanë humbur veshmbathje ose sende personale për shkak të zjarrit.

Shoqata e Operatorëve Turistikë bëri të ditur se synimi është që, pavarësisht situatës së krijuar, pushuesit të vazhdojnë qëndrimin në Vlorë dhe programin e planifikuar të pushimeve.

Kjo nismë synon të zbusë pasojat e zjarrit dhe të shprehë solidaritetin me turistët e prekur, duke u garantuar atyre akomodim dhe përkrahje gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar.


Shtuar 16.08.2026 11:32

matbetgrandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal