Gjatë natës, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një lëndë e dyshuar plasëse, i cili ka sjellë dëme materiale dhe ka alarmuar banorët e zonës.
Nga të dhënat paraprake të policisë rezulton se lënda plasëse ishte vendosur te dera e shtëpisë së shtetasit Ylli Zalla. Shpërthimi ka dëmtuar godinën, ndërsa automjeti i tij, i parkuar pranë banesës, është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për të mbledhur provat, për të dokumentuar të gjitha rrethanat, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin ose autorët e përfshirë.
