Zjarret përhapen me shpejtësi në Dibër/ Dy avionë “Air Tractor” ndërhyjnë në Lurë, Qafë Helmës dhe Fushë-Bulqizë–Selishtë

Zjarret në Qarkun e Dibrës, kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Flakët po avancojnë me shpejtësi në Parkun Kombëtar të Lurës, në Qafën e Helmësit dhe në zonën Fushë-Bulqizë–Selishtë.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e forcave tokësore është penguar. Pas disa orësh përpjekjesh për shuarjen e flakëve, operacionit i janë bashkuar edhe dy avionë.

Të lidhura

None found

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy mjete ajrore të tipit “Air Tractor” janë angazhuar për të mbështetur nga ajri operacionet kundër zjarreve.

Operacioni ajror po zhvillohet në bashkërendim me ekipet në terren, të cilat vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrave aktive dhe pengimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Ndërhyrjet nga toka dhe ajri po vijojnë pa ndërprerje, me qëllim kufizimin e zjarrit dhe vënien e vatrave nën kontroll.


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet