Nga Vllaznia te aventura pa sukses në Bullgari, Kevin Dodaj transferohet për shifër rekord në ligën e dytë polake

Kevin Dodaj është pranë një tjetër ndryshimi në karrierë. Sulmuesi 20-vjeçar pritet të transferohet te Lechia Gdnask, skuadër që garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve për mediat, Lechia Gdnask do të derdhë 650 mijë euro në arkat e CSKA Sofias për kartonin e futbollistit shkodran, i cili iu bashkua klubit bullgar pasi u largua nga Vllaznia.

Testet mjekësore janë parashikuar të zhvillohen ditën e nesërme dhe, pas përfundimit të tyre, talenti 20-vjeçar do të nënshkruajë kontratën. Nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe Vllaznia, që zotëron 15% të kartonit, pjesë e cila përkthehet në 90 mijë euro.

Transferimi te CSKA Sofia ishte konsideruar një hap i rëndësishëm për rritjen e Dodajt. Pas paraqitjeve premtuese dhe potencialit të shfaqur në Superiore, pritshmëritë ishin që sulmuesi të vazhdonte në të njëjtën rrugë edhe në Bullgari, por koha tregoi një realitet krejtësisht të ndryshëm.


Shtuar 13.08.2026 15:06

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibommatbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş