Mourinho projekton rol të ri për Jude Bellinghamin

Jose Mourinho e ka përcaktuar tashmë pozicionin që synon t’i besojë mesfushorit anglez Jude Bellingham në formacionin e Real Madridit.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit Diario AS, trajneri portugez po mendon që sezonin e ardhshëm ta aktivizojë Bellinghamin në rolin e numrit 10, brenda skemës së tij të parapëlqyer 4-2-3-1.

Mourinho vlerëson se një rol i lirë pranë zonës së mbrojtjes do t’i krijonte anglezit mundësinë të shfaqte të gjithë potencialin. Bellingham e dëshmoi aftësinë e tij në sezonin debutues në Madrid, si dhe në edicionin e fundit të Kupës së Botës.

Aktualisht, 23-vjeçari konsiderohet pa dyshim mesfushori më i mirë në botë, falë ndërthurjes së forcës fizike, ritmit të jashtëzakonshëm të punës, cilësisë teknike, krijimtarisë dhe nuhatjes për gol.

Vendosja e dy mesfushorëve të qëndrueshëm pas tij do t’i jepte Bellinghamit lirinë për ta kontrolluar lojën në mënyra të ndryshme.

Në tetë paraqitje në Kupën e Botës 2026, ai realizoi shtatë gola dhe regjistroi një asistim, duke kontribuar që Tre Luanët ta fitonin medaljen e bronztë.


Shtuar 13.08.2026 11:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdamabet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş