Sekuestrohen 469 kg kokainë në një kamion në Ekuador, pakot mbanin portretin e Erling Haaland

Një sasi prej 469 kilogramësh kokainë është konfiskuar nga policia ekuadoriane në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë. Vëmendjen e autoriteteve e tërhoqi fotografia e sulmuesit norvegjez Erling Haaland, e vendosur mbi ambalazhet e lëndës narkotike.

Të lidhura

None found

Droga ishte paketuar në 370 pako me ngjyrë të gjelbër, të cilat ishin futur në një ndarje të ndërtuar posaçërisht brenda dyshemesë së dyfishtë të mjetit. Secila prej pakove mbante imazhin e Haaland.

Ndërhyrja policore u krye në zonën Wagua Negro, në afërsi të qytetit kufitar Tulcán, rreth 246 kilometra në veri të Quito-s, kryeqytetit të Ekuadorit. Pas një sinjalizimi anonim për një ngarkesë të dyshimtë që po transportohej në Autostradën Pan-Amerikane, autoritetet ndaluan kamionin dhe nisën kontrollin.

Gjatë inspektimit të automjetit, efektivët zbuluan ndarjen sekrete ku ishin vendosur qindra pakot me kokainë. Si pjesë e këtij operacioni, u vu në pranga një grua.

Nuk është sqaruar nga autoritetet përse fotografia e Haaland ishte përdorur në paketimet e drogës. Raportimet tregojnë se organizatat kriminale vendosin shpesh emra, portrete apo simbole të figurave të famshme për të dalluar ngarkesat ose destinacionet e tyre.

Përdorimi i imazhit të një futbollisti të njohur në ambalazhet e lëndëve narkotike nuk është një rast i izoluar. Gjatë një sekuestrimi tjetër, autoritetet kishin konstatuar edhe fotografinë e Lionel Messit mbi një pako.

Associated Press raporton se kokaina e konfiskuar do të kishte një vlerë prej afërsisht 731 mijë eurosh në tregun e brendshëm të Ekuadorit. Nëse ngarkesa do të mbërrinte në SHBA, ajo do të vlente më shumë se 9.5 milionë euro, ndërsa në tregun evropian çmimi i saj do të tejkalonte 17 milionë euro.


Shtuar 13.08.2026 10:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetwild girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş