Drita pret Tre Fiorin për të vulosur kualifikimin në “play-off” të Ligës së Konferencës

Drita do të zbresë sërish në fushë sonte (e enjte), kur në Prishtinë do të përballet me Tre Fiorin në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Skuadra nga Gjilani vjen në këtë takim me një epërsi të konsiderueshme, pasi triumfoi bindshëm 4-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim.

Pasi hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, Drita tani synon të zyrtarizojë kalimin në “play-off” dhe të vazhdojë rrugën drejt fazës së ligës të kësaj gare evropiane.

Në duelin si nikoqire, skuadra gjilanase do të kërkojë ta administrojë avantazhin e siguruar në San Marino dhe të shmangë çdo surprizë.

Në krahun tjetër, Tre Fiori mbërrin në Kosovë përballë një misioni jashtëzakonisht të vështirë, pasi skuadrës nga San Marino i duhet të përmbysë një disavantazh prej tri golash për të ruajtur shpresat për kualifikim.

Rezultati dhe paraqitja e takimit të parë e vendosin Dritën në rolin e favorites së madhe për raundin pasues, megjithatë trajneri dhe lojtarët do të synojnë të ruajnë përqendrimin maksimal deri në vërshëllimën përfundimtare.


Shtuar 13.08.2026 08:11

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetturkey girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş