Operacioni për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga zjarri po vazhdon në lagjen Abaze të Krujës, ku Forcat e Armatosura kanë zbarkuar në terren për të mbështetur strukturat e emergjencave.
Efektivët e FA-së, së bashku me zjarrfikësit dhe njësitë e tjera të angazhuara, po ndërhyjnë për të penguar avancimin e flakëve dhe për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe të pronës.
Të lidhura
None found
Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura po zhvillojnë operacione edhe në vatra të tjera zjarri, mes të cilave në Lurë, Mallakastër, Vaun e Dejës, Mirditë, Priskë, Daias dhe Farkë.
Sipas autoriteteve, situata në të gjithë vendin po mbahet nën menaxhim falë ndërhyrjes së Forcave të Armatosura dhe strukturave vendore të emergjencave. Aktualisht nuk raportohet rrezik për jetën e qytetarëve apo për banesat e tyre.
